Liverpool nuk ka asnjë humbje

Liverpool nuk ka asnjë humbje

Mesfushori i Liverpool-it, Naby Keita, ka thënë se sulmuesi Sadio Mane është duke përjetuar momentet më të mira në karrierë.

27-vjeçari këtë sezon është lojtari kryesor në klub, pasi që ka shënuar 10 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat.

Keita tha që futbollisti senegalez është në formë shumë të mirë dhe beson që ai do të vazhdojë në këtë mënyrë.

“Është duke kaluar momentet më të mira, andaj varet prej tij për të mbetur i fokusuar dhe të vazhdojë. E njoh si person që dëshiron të arrijë gjithnjë e më shumë dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë”, deklaroi ai.

“The Reds” nuk kanë asnjë humbje në kampionatin anglez, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë, pasi do të luajnë me rivalin kryesor, Manchester City.