Kek me vaj ulliri dhe qumësht

Kek me vaj ulliri dhe qumësht

Përbërësit për tavë me diametër 24/26 cm me vrimë në mes ose jo:

300 g miell, 250 g sheqer, 3 vezë, 100 ml vaj ulliri me shije delikate, 150 ml qumësht, 1 bustinë sodë për ëmbëlsira, 1 limon organik – na duhet vetëm lëkura e tij e grirë në rende dhe një pak kripë.

Përgatitja: Ndezim furrën në 180° C.

Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve rrahim sheqerin me vezët për 10 minuta. Shtojmë më pas vajin dhe qumështin pjesë-pjesë dhe pa ndaluar përzierjen me rrahësen elektrike. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë dhe tani i përziejmë me spatul ose lugë druri, pastaj shtojmë kripën dhe lëkurën e limonit.

Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për 40-45 minuta./living