Kosova B, ditë më parë ka përfunduar me sukses remontin kapital në njësinë B-2

Kosova B, ditë më parë ka përfunduar me sukses remontin kapital në njësinë B-2

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar ka ka filluar me kohë remontet kapitale në blloqet e TC-A-së dhe TC-B-së, në mënyrë që para sezonit dimërorë të ketë të gjitha blloqet në dispozicin të prodhimit të energjisë elektrike, ndërsa, tani janë në fazën përfundimtare të investimeve kapitale në remontet e planifikuara.

Sipas KEK-ut, TC-Kosova B, ditë më parë ka përfunduar me sukses remontin kapital në njësinë B-2, dhe pas përfundimit të fazës testuese kjo njësi ka filluar prodhimin me kapacitet të plotë.

“Remonti kapital ka përfunduar me sukses edhe në njësinë A-3 të TC-Kosovës A, dhe sot ka filluar faza testuese tre ditore. Për më tepër, për të pasur një siguri që gjatë sezonit dimërorë të gjitha njësitë të jenë në prodhime me kapacitete të plota, sipas planifikimit sot do të fillojë edhe revizioni disa ditorë i njësisë B-1 të TC-Kosova B. Pra, objektivat e menaxhmentit të KEK-ut, që siguria e prodhimit në të gjitha njësitë të arrijë në nivelin më të lartë të mundshëm, ka arritur të përfundoj me sukses. Për këto arritje, menaxhmenti i KEK-ut, falënderon të gjithë punëtorët e KEK-ut për angazhimin maksimal të treguar tash e disa muaj dhe njofton qytetarët e vendit se KEK-u me kohë ka marrë të gjitha masat e nevojshme që të ofrojë stabilitet energjetik në vend edhe gjatë sezoni dimërorë”, thuhet në komunikatën e KEK-ut./21Media