KEK-u ndanë 100 mijë euro për Shqipërinë

KEK-u solidarizohet me viktimat e tërmetit në Shqipërinë

Përveç qytetarëve të Kosovës që iu kanë dalë në ndihmë viktimave në Shqipëri dhe disa komunave që kanë ndarë fonde për t’u solidarizuar me ta, edhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë 100 mijë euro.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë 100 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë pas tragjedisë që ndodhi ditën e martë si pasojë e termeteve. Korporata Energjetikë e Kosovë të martën gjithashtu ka derguar edhe ekipën e specializuar për intervenime emergjente (kërkim-shpëtim) të cilët po i dalin në ndihmë autoriteteve shqiptarë për nxjerrjen e viktimave nga gërmadhat e krijuara pas termetit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Drejtori Menaxhues i KEK, Njazi Thaçi ka thënë së kjo është me e pakta që mund të bëjmë.

“Si korporatë kjo është më e pakta që mund të bëjmë për t’u solidarizuar dhe për të ofruar përkrahjen për qytetarët që pësuan nga kjo tragjedi”, tha Thaçi.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 29 persona në Shqipëri nga ky tërmet./21Media

Back to top button