Ramiz Kelmendi i del në krah Flora Brovonës

Ramiz Kelmendi i del në krah Flora Brovonës

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Ramiz Kelmendi ka folur rreth fotos e publikuar nga Flora Brovina si dëshmi e dhunimeve seksuale të grave gjatë luftës nga ushtria serbe.

Por, në media u raportua se fotografia është e montuar. Kelmendi i ka dalë në ndihmë Flora Brovinës duke mos përjashtuar rastin se ajo mund të jetë manipuluar, megjithatë ai ka thënë se nuk mund t’i mohohet sakrifica e Brovinës.

“ Nga këtu mundë të konstatojë se zonja Flora nuk është vizitore e këtyre faqeve pornografike dhe nuk duhet lejuar njollosjen e punës dhe sakrificës së saj, sepse është dëshmitare e vërtetë e këtyre veprimeve barbare e çnjerëzore si dhe fotoja në fjalë, mos harroni se e ka prekur atë (zonjën Brovina) më së shumti si femër gjithnjë duke besuar në veprimin e jo në foton e manipuluar. Pra, ne nuk duhet minimizuar veprimet e serbëve, sepse veprimet e tyre ishin të vërteta. Nuk duhet lejuar dëmtimi i dhunimit të më shumë së mijëra femrave, andaj qëndroi në mbeshtetje të aktivistës Brovina për punen e bërë me vite e dekada dhe besoi nga të gjithë se duhet përkrahur sinqeritetin dhe ndershmërinë e saj.”, ka shkruar Kelmendi ndër tjerash në Facebook. /21Media