Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Poloni

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Poloni

Majlinda Kelmendi e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Poloni. Majlinda, e cila është kampione aktuale në Evropë, në raundin e dytë në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur britanezen, Chelsie Giles, ndërsa në çerekfinale ajo ka mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp, duke e përfunduar sfidën me ippon.

Pas Majlindës edhe Distria Krasniqi ka shënuar fitore në raundin e dytë, në kategorinë deri në 52 kilogram. Ajo e ka mposhtur polaken, Agata Perenc. Krasniqi në garë për gjysmëfinale do të rrahet me italianen, Odette Giuffrida.

Mirëpo, xhudistja Fjolla Kelmendi nuk e pat fatin e njëjtë, ajo ka humbur në raundin e parë të Kampionatit Evropian, pasi është mposhtur nga izraelitja, Shira Rishony.

Ndryshe, Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi do të përballet në gjysmëfinale me portugezen Joana Ramos.

http://rtv21.tv/kelmendi-ne-gjysmefinale-te-kampionatit-evropian/
Facebook Comment