Kelmendi: Në Qeverinë Mustafa asnjë investitor i huaj nuk u largua nga Kosova

Zona ekonomike njëra prej temave që u diskutua gjatë takimit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi vizitoi komunën e Vitisë, ku u prit nga kryetari Sokol Haliti me bashkëpunëtorë.

Pas takimit Kelmendi theksoi se është njoftuar për së afërmi për çështje zhvillimore të komunës së Vitisë dhe atë se çka mundet Qeveria e Kosovës të bëjë më tutje për zhvillimin ekonomik, zhvillimin e bujqësisë dhe në zhvillimin e të gjitha sferave tjera të këtë qytet.

Sipas tij, qëllimi kryesor i Qeverisë është që  gjithmonë të gjithë investitorët e huaj t’i trajtoi në kuadër të ligjit dhe të mbështeten dhe nuk ka pasur as një investitorë që ka ikur në qeverisjen Mustafa.

“U njoftova për së afërmi për çështje zhvillimore të komunës, siç shihet kjo komunë është në duar të sigurta për arsye se kryetari me përkushtim po i kryen punët, por është biseduar po ashtu se çka mundet Qeveria e Kosovës të bëjë më tutje në funksion të zhvillimit ekonomik të këtij qyteti, në zhvillimin e bujqësisë dhe në zhvillimin e të gjitha sferave tjera”, theksoi Kelmendi.

Sipas tij, Komuna e Vitisë ka një hapësirë jashtëzakonisht të përshtatshme për investime në bujqësi, ku Qeveria e Kosovës me politikat e saj për grante dhe subvencione, ka menduar që për vitin 2018 të ndryshohet kjo mënyrë, pasi tashmë nevojitet që fermerët në bujqësi të jenë biznesmenë afaristë.

Për më tepër, ai theksoi se qeveria po krijon ambient të favorshëm  që bizneset të ecin përpara. Ai ka folur edhe për Pakon Fiskale 2, e cila ka me qenë, sipas tij, një pako që biznesin kosovar  për herë të parë pas luftës e barazon me bizneset e shteteve të regjionit.

I pyetur nga mediat për investimet e huaja, zëvendëskryeministri theksoi se me qeverisjen aktuale investitorët e huaj nuk po trajtohen keq sikur më parë, sepse asnjë investitor në këtë periudhë nuk është larguar nga Kosova.

Ndërsa, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kanë biseduar me zëvendëskryeministrin për zhvillimin ekonomik, pushtetin lokal, sukseset e komunës së Vitisë, rezultatet, por edhe vështirësitë dhe sfidat.

Sipas tij, zona ekonomike ishte njëra prej temave të padiskutueshme deri më tash. Ai tha se Vitia është certifikuar për zonën ekonomike në magjistralen Ferizaj-Gjilan, ku ajo zonë i përket komunës së Vitisë./21Media

Back to top button