Kelmendi: Taksa për miellin e importuar nga Serbia, dëmton xhepin e qytetarëve

Kelmendi ka thënë se qeverisja e kaluar ka mbrojtur prodhuesit vendorë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi ka vlerësuar se taksa shtesë e vënë për miellin e importuar nga Serbia 0.04 cent/kg, dëmton xhepin e qytetarëve.

Kelmendi ka thënë se qeverisja e kaluar ka mbrojtur prodhuesit vendorë, duke e hequr TVSH-në prej 18 %.

“Taksa shtesë për miellin e importuar nga Serbia 0.04 cent/kg, dëmton xhepin e qytetarëve

Kur kemi parasysh synimin e mbrojtjes së prodhuesve vendorë në këtë rast, atyre të miellit duke shtuar në vlerën e çmimit të tyre për 0.04 cent taksë, shtrohet pyetja se sa është kjo shtesë, sa është kjo kosto që e ngarkon standardin e atyre qytetarëve të cilët duhet ti mbrojmë.

Qeverisja e kaluar ka mbrojtur në këtë sferë këtë pozicion duke e hequr, TVSH prej 18 %, ndërsa sot vlera e shtuar nga kjo taksë me lëvizjen e re të qeverisë e ngarkon përsëri standardin e qytetarit me hiq më pak se 12 milion euro në vit, një total që i bie nga shifrat (5.2 milion përfiton buxheti dhe 6.8 milion pëfiton prodhuesi). Ku po mbetet qytetari ?

Ne shikim të parë kjo shumë nuk është e madhe, por kur pjestojmë më të ardhurat personale të punëtorit të Kosovës që është rreth 300 euro, del se do financohet e tërë klasa punëtore e punësuar në këtë industri, apo 1800 të punësuar për tërë vitin.

Dihet mirëfilli se Qeveria e Kosovës ka për obligim të ruaja standardin e qytetarit të vet e në veçanti ata të papunet dhe në këtë kontekst buka është artikulli themelor për këtë kategori te qytetarëve, ndërsa nga ana tjetër financojmë kompanitë për të cilat ishte dashur të merret bilansi i suksesit të tyre në vitet e kaluara, sasia e qarkullimit monetarë dhe tek pastaj nga komisioni i formuar të sjellet vendimi për mbrojtje. Ka mundësi që këto kompani të lirohen nga tatimi në fitim si rast i parë, pastaj të subvencionohet nga Qeveria e Kosovës kultura grurë, të hiqet akciza në karburant për makinat bujqësore dhe të hiqet edhet TVSH-ja për karburante, e nëse këto nuk mjaftojnë atëherë të ndodhë ti qasemi taksës kompenzuese. Kjo sepse po del se, qeveria po e mbron buxhetin e po e dëmton xhepin e qytetarëve në nevojë si dhe po e pasuron edhe më shume xhepin e atyre që nuk duhet të kompenzohen.

Nga vlera 12 milion euro po del se çdo qytetarë i Kosovës do të ngarkohet me nga 30 bukë në vit, apo familjet mesatare me nga 180 bukë në vit, që do të thotë se këto familje duhet të angazhohen edhe më tutje të shtojnë buxhetin e vet familjarë.

Gjthnjë synim i Qeverisë duhet të jenë mbrojtja e qytetarit nga çmimet e larta dhe pastaj mbrojtja e prodhuesve nga konkurenca jo-lojale.” ka shkruar Kelmendi në facebook./21Media

 

Back to top button