Probleme martesore të bukuroshit turk: Muaji i parë i martesës ka sjell shumë mosmarrëveshje

Probleme martesore të bukuroshit turk: Muaji i parë i martesës ka sjell shumë mosmarrëveshje

Turku i famshëm dhe i pashëm Burak Özçivit, i njohur si ylli i serialit “Kara Sevda” shumë kohë më parë ka hyrë në lidhje me aktoren Fahriye Evcen, deri para disa muajve kur edhe e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Por shpërngulja e tyre ka sjell probleme të mëdha në bashkëjetesë, krejt kjo për mirëmbajtjen e Vilës dhe oborrit të tyre, duhet që dikush të përkujdeset për të mirëpo ata kanë frikë që jeta e tyre personale do të dal në publik, transmeton rtv21.tv

Fahriye tashmë ka pasur disa biseda me njerëzit që erdhën në intervistë nga rekomandimet e agjencisë, por ata ende nuk kanë bërë një zgjidhje dhe për ndihmë iu janë drejtuar shoqërisë: “Ne duam një grua të besueshme që mund ta mbajë gjuhën e saj nën dhëmbë ashtu që çfarë të ndodhë në shtëpi të mbetet në shtëpi”.

Kujtojmë se Buraku tani nuk është ndihmë e madhe në shtëpi prej momentit qe ai ishte në spital nga aksidenti që pati me kolegun e tij Kerem Bürsin gjatë xhirimeve./21Media