Fahriye në muajin e tretë të shtatzënisë

Fahriye në muajin e tretë të shtatzënisë

Aktori i cili i dha jetë rolit të Kemajlit në serialin “Kara Sevda” Burak Özçivit, vitin e kaluar u martua me bukuroshen Fahriye Evcen.

Lajmi se çifti i njohur janë në pritje të fëmijës së parë ka bërë bujë para disa muajve.  Por, dyshja asnjëher nuk dha përgjigjie sa i përket këtij lajmi.

Mediat turke çdo ditë e më shumë po shkruajnë se Fahriye është në muajin e tretë të shtatzanisë.

Madje, edhe në emisionin “Soylemezsem Olmaz” në Turqi u raportua se Fahriye është në pritjen e saj më të ëmbël.

Sipas tyre Evcen, e cila është larguar prej projekteve të serisë për një kohë, gjithashtu aktorja gjatë procesit të shtatzënisë ka larguar edhe të gjithë parfumet nga shtëpia e saj, shkruan rtv21.tv.

Kujtojmë se, çifti për dasmën e tyre kishin organizuar një ceremoni madhështore, ku të ftuar ishin me qindra personazhe të njohur në Turqi. /21Media