Dasma e Kemajlit përmes videove dhe fotografive

Dasma e Kemajlit përmes videove dhe fotografive

Dje aktori i njohur turk Burak Ozcevit i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me aktoren Fahriye Evcen.

Dashurinë e tyre ata e kurorëzuan në vilën “Sait Halim Paşa Yalısı” të Stambollit, në mesin e shumë të ftuarve, të cilët njëkohësisht ishin edhe pjesë e show-bizit në Turqi.

Kurse në rrjetet sociale kanë filluar të dalin edhe videot e fotografitë nga ceremonia e dasmës, shkruan rtv21.tv.

Në njërën prej tyre shihet Ozcevit duke vallëzuar me miq nën tingujt e muzikës popullore turke. Ndërkohë menjëherë jepet edhe vallëzimi i çifitit të ri i cili aktualisht është ndër më të komentuarit në Turqi./21Media

 

#kenanimirzalioglu ve #burakozcivit karşilikli oyun havasi oynuyor Ardindan fahriye ve Burak’in mükemmel dansi

A post shared by Kara sevda (@karasevda__dizi) on