Çifti po pret fëmijën e parë

Çifti po pret fëmijën e parë

Aktoi i cili i dha jetë rolit të Kemajlit në serialin “Kara Sevda” Burak Özçivit, vitin e kaluar, u martua me bukuroshen Fahriye Evcen dhe tani raportohet se janë në pritje të fëmijës së parë.

Fahriye Evcen, e cila është larguar prej projekteve të serisë për një kohë, po pret fëmijën e saj të parë, shkruan rtv21.tv.

Sipas medieve turke dëshmia se Fahriye Evcen është shtatëzënë është se ajo ka shprehur dëshirën për të qenë nënë dhe refuzoi ofertat për seri televizive dhe filma.

32- vjeçarja sipas medieve në Turqi kur mësoi se ishte shtatzënë që dy muaj, derdhi lot gëzimi.

Burak Özçivit pas një periudhe partneriteti 4-vjeçar  me Fahriyen u martua më 29 qershor 2017./21Media