Këmbësorja goditet nga vetura

Ngasësi i automjetit është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë

Një këmbësore ka mbetur e lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë ka ndodhë një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një këmbësore dhe një veturë. Si pasoje e aksidentit lendime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast ngasësi i automjetit me urdhër te prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 ore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti./21Media

Back to top button