Hyseni: Pranimi i fusnotës ka qenë mesazh i paqëndrueshmërisë dhe panguleshmerisë sonë

Hyseni: Pranimi i fusnotës ka qenë mesazh i paqëndrueshmërisë dhe panguleshmerisë sonë

Sonte në emisionin “Debat Përnime” po diskutohet për politikën e jashtme, integrimet edhe sigurinë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, tregoi se çka konsideron dështim në diplomaci.

“Kemi dështuar që dialogun ta kanalizojmë dhe ta strukturojmë si dialog midis shteteve. Diplomatët në kohën time kanë pasur instruksione rigoroze që në dialog të flasim vetëm për dialog mbi bazën shtet me shtet, që të evitohej çdo përcepcion për vendet që nuk e kishin njohur, se statusi i Kosovës qenka ende i pazgjidhur. Këtë e konsideroj si të paarritur të cilën për fat të keq nuk kemi pasur kohë që ta shtyjmë para”, ka thënë Hyseni.

Ai përmendi edhe pranimin e fusnotës në kuadër të ‘riformatizimit’ të dialogut Kosovë-Serbi.

“Si një dështim tjetër e shoh edhe pranimin e riformatizimin e dialogut Kosovë – Serbi si dialog Prishtinë – Beograd. Si rrjedhim i kësaj e kemi fusnotën fatkeqe e cila nuk po shkrihet dot. Na është imponuar si instrument të Kosovës do t’i hapte dyert do të anëtarësohen lehtë dhe të përfaqësohej lehtë në botë por ka ndodhë e kundërta dhe pranimi i fusnotës ka qenë mesazh i paqëndrueshmërisë dhe panguleshmerisë sonë”, ka thënë Hyseni.

Ndryshe, Skënder Hyseni ishte ministri i parë i Jashtëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës./21Media