”Kemi gjetur një zgjidhje të përkohshme për Postën, greva ndërpritet”

Lluka tha se Telekomi do të privatizohet

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka pas takimit me sindikalistët e Postës doli në një konferencë për media ku tha se kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme për pagat e punëtorëve të Postës.

Ai tha se pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e sindikatës së punëtorëve të Postës së Kosovës janë dakorduar që sot të fillojë shpërndarja e pagave dhe kështu të ndërpritet greva që ata po e mbajnë.

Sipas Llukës kjo është një zgjidhje e mirë, por e  përkohshme.

Lluka foli edhe për  krizën në Telekomin e Kosovës, për të cilën tha se e kjo ndërmarrje do të privatizohet, por nuk do ndodh tani për shkak se nuk ka investitorë të interesuar për shkak të gjendjes, derisa theksoi se Posta do të vazhdojë punën e saj si ndërmarrje shtetërore.

“Telekomi do të privatizohet, e vetmja formë për të siguruar një ekzistencë edhe për ata punëtorë edhe për Telekomin është privatizimi, jo tani  sepse ka vështirësi të mëdha financiare dhe nuk ka të interesuar investitorë të huaj, por në një kohë afatmesme diku rreth dy vite besoj që duhet të privatizohet. Ndërsa Posta duhet të mbetet shtetërore por duhet të ndihmohet”, tha Lluka.

Ministri i Zhvillimit tha se Qeveria është e angazhuar që të ndihmojë Postën e Kosovës në të ardhmen që të krijojë të hyra për vete, ndërkaq shgtoi se aktualisht Qeveria duhet të subvencionojë Postën.

Menaxhmenti i Postës i përkrahë kërkesat e punëtorëve

Back to top button