“Kemi pak kopshte në nivel shteti”

Sipas Luzhës, janë duke u ndërtuar 16 kopshte

“Mirëqenia e fëmijëve në kopshte” ishte tema që sot u diskutua në programin e mëngjesit në RTV21. Labërie Luzha nga MASHT tha se kemi pak kopshte për të plotësuar nevojat e fëmijëve për të ndjekur këtë nivel edukimi.

Ajo tha se në sektorin publik kemi vetëm 44 kopshte në nivel shteti, aktualisht janë në ndërtim të 16 kopshteve të reja. Ndërsa, numri i kopshteve të licencuara private sipas Luzhës, është rreth 120. Sipas saj, numri i tyre ndryshon çdo ditë.

Ndërkohë, për numrin e kopshteve të palicencuara, Luzha u shpreh që nuk e kanë.

Pjesën, në të cilën Labërie Luzha nga MASHT flet për numrin e kopshteve mund ta shihni nga minuta 09:59/21Media

Back to top button