“Kemi përkrahjen e BE-së që të liberalizohen vizat në fund të gushtit”

Sipas kryeministrit nuk ka arsye të vazhdojmë kështu të izoluar

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se deputetët do të marrin përgjegjësinë e tyre në lidhje me izolimin e qytetarëve të Kosovës në aspektin e liberalizmit të vizave. “Kemi përkrahjen e Bashkimit Europian që të liberalizohen vizat në fund të gushtit dhe t’u mundësohet qytetarëve edhe bizneseve e që ata të qarkullojnë sikurse të gjithë qytetarët e tjerë europianë”, tha Mustafa. me rastin përurimit të zgjerimit të rrugës në Veternik.

I pyetur sa i përket prishjes së mundshme të koalicionit në rast se nuk bëhet demarkacioni, Mustafa tha se nuk kanë biseduar për këtë çështje me partnerin qeverisës PDK. Ai shpreson se deputetët do ta votojnë demarkacionin, duke pasur edhe përkrahjen e Bashkimit Evropian që të liberalizohen vizat për qytetarët dhe bizneset, në mënyrë që të qarkullojnë sikur krejt qytetarët tjerë evropianë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës Projektligjin për Demarkacionin e pati tërhequr në vjeshtën e vitit të kaluar, për shkak të kundërshtive të mëdha nga deputetët e opozitës dhe nga disa deputetë të pozitës./21Media

Back to top button