Bukuroshet në pistën e modës për Burberry në Londër

Bukuroshet në pistën e modës për Burberry në Londër

Modelet e famshme botërore, në mesin e tyre Kendall Jenner, motrat Bella e Gigi Hadid dhe Irina Shayk, u paraqitën në pistën e modës në Londër, me rastin e prezantimi të koleksionit më të ri për kompaninë Burberry.

Kjo paraqitje e tyre ishte befasi për publikun, veçanërisht për Jennerin e cila u paraqit me dukje të re, si bionde, shkruan rtv21.tv

Nuk është bërë e qartë nëse ajo do ta mbajë këtë ngjyrë flokësh, apo ndoshta e ka vetëm paruke, edhe pse Kardashianët dhe Jennerët njihen për eksperimentime me flokë.

Prezantimin e koleksionit, nga radha e parë e ulëseve e ndoqën një radhë yjesh botëror, në mesin e tyre edhe ylli shqiptar me famë botore, Dua Lipa. Ajo ishte e pranishme me të dashurin e saj, Anwar Hadid, i cili është vëllai i supermodeleve Gigi dhe Bella.

Ky prezantim mode njëherësh shënon kthimin në pistën e modës të modeles Agyness Deyn, e cila u paraqit me flokë të shkurtra. Kjo 36 vjeçare la modelimin për të vazhduar aktrimin, ndërkohë që ajo u paraqit me role të ndryshme përfshirë këtu filmat “Sunset Song”, “Her Smell”, dhe serine televizive “Hard Sun”.

Gjatë javës së modës në Londër, koleksionet e reja për sezonin pranverë-verë 2020 i prezantuan edhe disenjatorët tjerë, në mesin e tyre Roksanda, Richard Quin e shumë të tjerë./21Media