Jenner është kritikuar si një “modele e bardhë e privilegjuar”

Jenner është kritikuar si një “modele e bardhë e privilegjuar”

Supermodelja e njohur Kendall Jenner, e cila së fundmi ka realizuar një reklamë për Pepsin, është akuzuar se e ka dëmtuar lëvizjen “Black Lives Matters”.

Kendall Jenner është kritikuar për paraqitjen e saj si një “modele e bardhë e privilegjuar”, që bënë paqe mes aktivistëve të të drejtave civile dhe të policisë.

Në reklamën e Pepsit modelja shihet me një paruke të bardhë, duke bërë fotosesione, të cilat pastaj i lë për tu bashkuar me aktivistët të cilët bëjnë thirrje për dashuri dhe paqe.

Në një deklaratë, Pepsi ka thënë : “Ky është një veprim global që reflekton njerëzit nga sferat e ndryshme të jetës vijnë së bashku në frymën e harmonisë. Ne mendojmë se është një mesazh i rëndësishëm për tu përcjellë”

Nga modelja Kendall Jenner nuk ka ende asnjë deklaratë.