Kendall rikthehet me ish- të dashurin

Kendall rikthehet me ish- të dashurin

Ditë më parë modelja Kendall Jenner është parë në New York së bashku me të ish të dashurin e saj, basketbollistin Ben Simmons.

Sipas burimeve për revistën “People”, ylli i “Keeping up with the Kardashians” dhe Ben kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, për shkak të ndjenjave që kanë për njëri-tjetrin.

Kohët më të mira ata i kanë kaluar gjithmonë bashkë. Tani për tani janë rikthyer dhe gjithçka po shkon shumë mirë”, është shprehur burimi.

Çifti i dha fund lidhjes së tyre në muajin maj të vitit të kaluar dhe që prej asaj periudhe janë përfolur shpesh për lidhje të reja.

Kujtojmë se Kendall është shpallur “Ikona e Vitit” nga “Revolve Awards”, në vitin 2018./21Media