"Swan Song" publikohet më 25 janar

“Swan Song” publikohet më 25 janar

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka paralajmëruar këngën e saj më të re.

Kënga titullohet “Swan Song” dhe është shkruar për t’u përdorur si kolonë zanore në filmin e zhanrit dramë-aksion të quajtur, “Alita: Battle Angel”.

“Swan Song” do të publikohet më 25 janar, shkruan rtv21.tv

Artistja këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Instagram që shfaqë prapaskenat e incizimit të kësaj këngë.

 

View this post on Instagram

 

SWAN SONG FROM MOTION PICTURE ALITA BATTLE ANGEL OUT JAN 25TH ⚔❤⚔❤ #Alita @alitamovie

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Pjesëmarrjen e zërit të saj në këtë film artistja e kishte bërë në muajin dhjetor të vitit 2018, ku ishte shprehur shumë krenare që do të marrë pjesë në një film të mrekullueshëm që protagonist kryesor ka një femër.

Filmi “Alita: Battle Angel” do ta ketë premierën e tij më 14 shkurt të vitit 2019, në SHBA./21Media