Projekt i ri muzikor nga Getinjo

Projekt i ri muzikor nga Getinjo

Reperi nga Ferizaji, Getoar Aliu i njohur me emrin artistik, Getinjo është një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar.

Getinjo javë më parë ka bërë të ditur se është duke punuar për një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv.

Mbrëmë ai ka publikuar këngën e tij më të ri të titulluar “Une”. Kënga është e shoqëruar me një videoklip të veçantë i cili përcjellë shumë mesazhe , njëra prej tyre është edhe arritja e tij në skenën muzikore. Miksimin dhe masterizimin e këngës e ka bërë DJ Money, kurse për instrumentalin është përkujdesur Plis Beats.

Në ndërkohë, videoklipi është realizuar nga N’PIK Creative dhe i gjithë ky projekt u punua në studion e Mozzik dhe Getinjos “2Euro Music”./21Media