"Swag", kënga e re e artistes

“Swag”, kënga e re e artistes

Këngëtarja dhe modelja e mirënjohur, Morena Taraku, të dielën do ta publikojë projektin e ri muzikor. Përmes një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, Morena bëri të ditur se projekti mban titullin “Swag”. Sipas saj, ky projekt i dedikohet atyre që s’kanë besuar në talentin e saj, transmeton rtv21.tv

“HEY HELLO !!! E KJO SHKON PER KREJT ATA QE KAN BESU QE MORENA SOSHT KENGTARE. MORENA – SWAG. PRITE SENIN TDILLEN E NGOJE PA INAT.”, shkroi Morena krahas fotografisë.

Kënga e fundit e saj është “Dashni”, që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu./21Media