Kënga ''Edhe ti'' bashkëpunimi i parë i artistëve

Kënga ”Edhe ti” bashkëpunimi i parë i artistëve

Dy artistët e njohur të skenës, Tayna dhe Mozzik kanë bashkuar forcat e tyre për një projekt të ri muzikor të titulluar “Edhe ti”, shkruan rtv21.tv

Tayna dhe Mozzik ditë më parë kishin paralajmëruar se projekti i tyre do publikohet me 28 janar, por gjatë ditës së sotme kënga ”Edhe ti” ishte shpërndarë pa autorizimin e tyre.

Shpërndarja e këngës ”Edhe ti” pa lejen e artistëve i ka shtyrë Mozzikun dhe Taynën që ta publikojnë këngën nesër.

Si Mozzik ashtu edhe Tayna këtë e bënë të ditur në Instagram.

“Qenka shpërndarë kënga, pe shoh që po ma dërgoni! Atëherë nesër del edhe klip kysmet”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.

”Nesër në ora 12:00”, ka shkruar Tayna.

Në vitin 2019, si Mozzik ashtu edhe Tayna sollën projekte të ndryshme si solo ashtu edhe bashkëpunime, të cilat morën miliona klikime në YouTube. /21Media