Edhe në Arabi po dëgjohet kënga “Flakë”

Edhe në Arabi po dëgjohet kënga “Flakë”

Ka kaluar një javë që kur KIDDA dhe Ermal Fejzullahu kanë publikuar këngën “Flakë” e cila po pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Kjo këngë jo vetëm që po dëgjohet në çdo vend që flitet shqip, por edhe përtej kufijve.

Ermali ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shihen dy vajza nga Arabia duke u argëtuar në veturë me këngën “Flakë”.

“Edhe në Arabi” është mbishkrimi që Ermali ka lënë sipër videos./21Media