Shumë risi në "Kënga Magjike"

Shumë risi në “Kënga Magjike”

Edhe pak ditë na ndajnë nga Festivali “Kënga Magjike”. Edicioni i sivjetmë fillon më 20 shtator dhe do të ketë shumë risi. Pjesë e jurisë këtë vit do të jenë Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Juria e Kenga Magjike 2019 #enkeldemi @arbenskenderi @armendrexhepagiqi @jonidamaliqi @djmissrose @stonedeejay

A post shared by Kënga Magjike (@kengamagjikeofficial) on

Pjesë e “Këngës Magjike” pas 9 vjetësh, këtë vit do të jetë edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Linda Halimi. 30-vjeçarja bëri të ditur edhe titullin e këngës me të cilën do të prezantohet.

Kujtojmë se më 9 dhjetor të vitit 2018 është mbajtur nata finale e edicionit të 20-të e festivalit “Kënga Magjike”. Çmimin kryesor e mori Flori Mumajesi me këngën “Plas”, vendin e dytë Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratata”, si dhe vendin e tretë Fifi dhe Mc Kresha me këngën “Psikopatja jote”./21Media