Eneda Tarifi i rikthehet "Këngës Magjike"

Eneda Tarifi i rikthehet “Këngës Magjike”

Edicioni i sivjetmë i festivalit “Kënga Magjike” ka shumë risi. Në mesin e artistëve pjesëmarrës janë edhe emra të njohur, të cilët nuk i keni parë për shumë vite në skenën magjike të festivalit.

Ndër emrat e njohur është edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Eneda Tarifa. Ajo iu rikthye skenës magjike të festivalit pas 11 vjetësh. Mungesa e saj erdhi pas disa mospajtimeve, megjithatë duket se ato i ka lënë në të kaluarën dhe po kthehet me shumë energji në edicionin e sivjetmë të këtij festivali, transmeton rtv21.tv

Sot ajo publikoi këngën pjesëmarrëse të këtij festivali. “Ma zgjat dorën” titullohet kënga, të cilin e ka punuar me shumë përkushtim kantautori i mirënjohur shqiptar, Flori Mumajesi.

“Sapo u prezantua në @edielashqiptare @kengamagjikeofficial një projekt i punuar me ndjenjë dhe përkushtim nga @iamflorimumajesi, të cilin ma besoi e të cilin e dashurova që në notën e parë. E zgjata dorën për ta kënduar e për ta shtënë në djepin e shpirtit tim, për t’ja u dhuruar pa kushte… sepse dashuria kështu e do”, shkroi ajo krahas videos, përcjellë rtv21.tv

Hera e fundit kur ajo kishte marrë pjesë në “Kënga Magjike” kishte qenë viti 2008, me këngën “Zëri im”. Në këtë edicion, fituese ishte shpallur Jonida Maliqi me këngën “Njëri nga ata”./21Media