Edicioni i 21-të me shumë befasi

Edicioni i 21-të me shumë befasi

Edicioni i sivjetmë i “Kënga Magjike” do të ketë shumë risi. Kjo së paku u bë e ditur nga një postim i organizatorit të këtij festivali, Ardit Gjebrea, i cili njoftoi se edicioni i sivjetmë do të startojë më 22 shtator.

“Të hënën dhe të martën, 2 dhe 3 Shtator, nga ora 10.00 – 16.00 mirëpresim në TV Klan këngët e reja të #këngamagjike2019. Që të dielën e parë të transmetimit, dt 22 Shtator: do këndojnë “live” jo vetëm këngëtarët New Artist, por edhe ata Big! Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit, se cilët Big do të jenë në gjysëmfinale, ndërkohë që juria vendos për New Artist.”, shkroi Gjebera në Instagram.

Për fund, ai tha se pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21” do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku.

Kujtojmë se më 9 dhjetor të vitit 2018 është mbajtur nata finale e edicionit të 20-të e festivalit “Kënga Magjike”. Çmimin kryesor e mori Flori Mumajesi me këngën “Plas”, vendin e dytë Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratata”, si dhe vendin e tretë Fifi dhe Mc Kresha me këngën “Psikopatja jote”./21Media