Thaçi përzgjedh fjalët më të mira për Nexhmije Pagarushën

Thaçi përzgjedh fjalët më të mira për Nexhmije Pagarushën

Me rastin e ditës së lindjes, Bilbili i Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarusha ka pranuar shumë urime nga artistë e fytyra të ndryshme publike.

Përjashtim nuk bën as krerët e shtetit. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar Pagaushën si këngëtare te shekullit duke i dëshiruar vite tjera të lumtura, shkruan rtv21.tv

“Këngëtarja e shekullit, Nexhmije Pagarusha, sot mbushi 85 vjet. Pareshtur, tërë jetën e saj, kultivoi dhe promovoi këngën e pastër shqipe. I dëshiroj edhe shumë vite të tjera, me përplot lumturi. Kënga “Baresha”, një kryevepër, sikurse çdo këngë tjetër e Nexhmije Pagarushës, vazhdon të dëgjohet ende me shumë emocione”, ka shkruar Thaçi në Facebook ku ka shpërndarë këngën “Baresha” të Nexhmije Pagarushës.

Mbretëresha e Muzikës Shqipe është dekoruar me medalje edhe nga presidenti i Amerikës Donald Trump për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikë./21Media

Nexhmije Pagarusha dekorohet nga Donald Trump