"Dy tre shira ranë e u bë dimër"

“Dy tre shira ranë e u bë dimër”

Poezi e shkruar nga shkrimtari Frederik Rreshpja. Penda e tij është ndër më përfaqësueset të vargut shqip.

Më zuri gjumi i balladave
Dalin etrit pleq në prag të rapsodive
Dhe natë e ditë një zog me rri te kryet.

O ti zogu i zi i amanetit,
Për ku vrapon të bësh shi, o zog?
Dy tre shira ranë e u bë dimër,
Dy tre net u deshëm dhe u harruam.

Do të ngrihem e do të marr dynjanë
Por gjumi i balladave nuk më le.

Dy tre shira ranë e u bë dimër,
Dy tre net u deshëm dhe u grindëm./21Media