Artistja ndërpret perfomancën për disa minuta

Artistja ndërpret perfomancën për disa minuta

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande mbrëmë ka performuar në festivalin, “Coachella 2019”.

Gjatë performancës së saj në këtë festival, këngëtarja është dashur ta ndalë performancën pasi që dikush nga publiku e gjuajti me limon.

E ndala performancën pasi që dikush nga ju më gjuajti me limon”, tha Ariana, duke u larguar kështu nga skena e festivalit.

Ky largim u bë vetëm për pak minuta, pasi që artistja u rikthye sërish në skenë për të performuar këngën “NASA”, përcjell rtv21.tv

Të inatosur me këtë veprim u shprehën edhe fansat e këngëtares përmes rrjetit social, Twitter, të cilët po aludojnë që këtë gjë e ka bërë ndonjë fans i këngëtares, Beyonce.

Ariana Grande fans tweet about troll throwing lemon at her during Coachella 2019 performance

Ariana Grande fans tweet about troll throwing lemon at her during Coachella 2019 performance

“Monopoly” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me Victoria Monet që është publikuar më 1 prill dhe që deri më tani numëron mbi 22 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media