Si gjithnjë, shumë elegante

Si gjithnjë, shumë elegante

Këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Gili, Remzie Osmani dhe Ganimete Jashanica kanë vite të tëra që janë pjesë e skenës muzikore. Bilbilat e muzikës popullore gjithmonë kanë qenë simpatike dhe me paraqitjet e tyre kanë rrëmbyer vëmendje.

Përveç anës artistike, këngëtaret e estradës kanë arritur të ruajnë stabilitetin në martesat e tyre shumëvjeçare dhe tashmë gëzojnë jetë të lumtur bashkëshortore.

Shkurte Fejza

Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza qe 35 vjet është e martuar me Hajrush Behlulin, e tërë atë dashuri që kanë mes vete, rrallë kush mund ta ketë. Këngëtarja disa herë ka treguar se lidhjen e saj me Hajrushin e kishte filluar që nga viti i tretë i gjimnazit. Nga kjo martesë shumëvjeçare ata kanë katër fëmijë, Arbërin, Gresën, Besianën dhe Agnesën.

Ju sjellim një fotografi nga ditët e nusërisë së Shkurtes. Si gjithmonë, këngëtarja duket mjaft elegante, transmeton rtv21.tv

Shyhrete Behluli

Bilbili i muzikës popullore, Shyhrete Behluli qe 38 vjet është e martuar me Lulin. Shyhretja në shumë intervista ka treguar se karrierën e kishte nisur si 16-vjeçare dhe meqë gjithmonë kishte kënduar këngë patriotike, populli kishte menduar se e kishin vrarë pas protestave të vitit 1981. Pikërisht, në këtë vit ajo ishte martuar (në gusht të vitit 1981). Shumë njerëz kishin shkuar ta shihnin tek shtëpia e bashkëshortit të saj për të vërtetuar nëse nusja është ajo, meqë kishin qarkulluar informacione se Shyhretja nuk jeton më.

Nga martesa shumëvjeçare, Shyhretja dhe Luli kanë tri vajza dhe një djalë.

Gili

Gili dhe Ilir Berani fillimisht ishin shokë banke, e pastaj u bënë edhe shokë jete. Ata janë martuar në vitin 1990 (qe 29 vjet) dhe janë prindër të dy djemve, Roberit dhe Redonit.

Remzie Osmani

Këngëtarja e mirënjohur, Remzie Osmani dhe bashkëshorti i saj, Halili janë martuar në vitin 1992, pra para 27 vjetësh. Çifti i njohur ka dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën.

Ganimete Jashanica

Një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Ganimete Jashanica para 33 vjetësh u martua me Ismet Jashanicën.

Ata kanë dy fëmijë./21Media