Beyonce Knowles ka qenë këngëtarja më e paguar në botë në vitin e kaluar – raporton Billboard

Beyonce Knowles ka qenë këngëtarja më e paguar në botë në vitin e kaluar – raporton Billboard

Diva e muzikës pop kryeson listën e më të paguarve për vitin 2016 me 62 milionë dollarë përfitime.

Përfitimet e saja vijnë nga albumi “Formation”, dokumentari “Lemonade”, turneu botëror dhe performancat brilante në ceremonitë e MTV Music Awards dhe BET Awards. Në nëntorin e kaluar, ajo këndoi edhe në koncertin e Hillary Clinton.

Në listën e Billboard, pas Beyonce ndodhet bendi legjendar “Guns N’Roses” me 42.3 milionë dollarë përfitime, shifër e arritur kryesisht nga turneu i tyre botëror.

Bruce Springsteen është i treti me 42.2 milionë dollarë. Rokeri amerikan ka mbajtur disa koncerte nëpër Evropë dhe Amerikë me grupin përcjellës “E Street”. Me turneun e vitit të kaluar, kantautori dhe kitaristi legjendar shënoi 36 vjetorin e lansimit të albumit “The River”.

Pozitën e katërt e mban Drake, i cili në vitin e kaluar arriti të përfitonte 37.3 milionë dollarë, më së shumti falë albumit të tij të katërt dhe hitit me Rihannan, “Work”.

Adele është në vendin e pestë me 37 milionë dollarë përfitime, ndërsa mbetet këngëtarja më e paguar në Britani të Madhe.

Më poshtë në listën e Billboard ndodhen “Coldplay” (32.3 milionë dollarë), Justin Bieber (30.5 milionë dollarë), Luke Bryan (27.3 milionë dollarë), Kanye West (26.1 milionë dollarë), Kenny Chesney (25.4 milionë dollarë), Billy Joel (23.6 milionë dollarë), Rihanna (22.3 milionë dollarë), “Twenty One Pilots” (21.2 milionë dollarë).