25 konkurrentët që do të jenë pjesmarrës të festivalit të RTSH-së

25 konkurrentët që do të jenë pjesmarrës të festivalit të RTSH-së

Dalin emrat e këngëtarëve që kanë konkurruar dhe janë pranuar në Festivalin e 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Aktiviteti më i rëndësishëm i RTSH-së këtë herë do të ketë për regjisore Vera Grabockën e drejtuese Alketa Vejsiun, por nuk kanë nxjerrë akoma të dhëna të plota për mënyrën sesi do të organizohet eventi kryesor prej miliona lekësh në ekranin shtetëror të shqiptarëve.

Vera Grabocka rikthehet si regjisore e festivalit të 58-të të këngës në RTSH pas 25 vitesh. Kontakti i fundit si regjisore e këtij eventi të rëndësishëm ka qenë në vitin 1994, ku ajo dhe Mishel Kociu kanë qenë bashkëregjisorë të këtij festivali, raporton newsbomb.al.

Që këtu do të dali edhe fituesi i Eurovizionit dhe duket se gara nuk do të ketë surpriza po të shohim emrat që kanë dorëzuar materialet apo janë vendosur për të konkurruar në festival.

Bojken Lako
Devis Xherahu
Genc Tukiqi
Valon Shehu
Wendy Mancaku
Genti Deda
Kanita Suma
Olta Boka
Arilena Ara
Kamela Islamaj
Renis Gjoka
Eugent Lito (GENA)
Eli Fara ft Stresi
Kastro Zizo
Alberie Hadergjonaj
Robert Berisha
Era Rusi
Aldo Bardhi
Elvana Gjata
Sara Bajraktari
Aurora Kapo
Tiri Gjoci
Nita Latifi
Algert Salaj
Arjeta Palushaj

Këta janë 25 konkurrentët që do të jenë pjesmarrës të festivalit të 57-të të Këngës në RTSH./NewsBomb.al