Këngëtarët të cilët lanë gjurmë edhe pse pauzuan nga muzika

Këngëtarët të cilët lanë gjurmë edhe pse pauzuan nga muzika

Për aq sa ishin në skenën muzikore krijuan hite të ndryshme të cilat u pranuan shumë mirë nga publiku, madje edhe sot dëgjohen. Disa prej këtyre këngëtarëve pauzuan për një kohë të gjatë nga muzika, duke mos u bërë “të gjallë” në skenë.

Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, çfti i dashur për publikun, por edhe për të gjithë dashamirësit e muzikës së mirëfilltë zbavitëse, sollën shumë projekte muzikore bashkë me të cilat vinte nga një risi në skenën artistike të kohës. Stili i tyre unik, zëri i mahnitshëm, vlerat artisitike që ata sillnin i kanë bërë ndër artistët më të veçantë. Por u bë më shumë se 10 vite kur ata nuk kanë dalë me diçka të re para publikut, përcjell rtv21.tv

Armendi para pak muajsh u paraqit në media duke paralajmëruar për një rikthim, por ai nuk dha detaje nga jeta dhe planet e bashëshortes së tij Aidës. Edhe pse qëndruan larg të qenurit publik ata shkruajtën tekste dhe kompozuan këngë për këngëtarë të tjerë të estradës. Kurse “Titaniku” bashkëpunimi i tyre i publikuar në fillim të viteve 2000 mbetet edhe sot, kënga me të cilën edhe të rinjët e sotëm e kujtojnë kur ishin fëmijë dhe në kanalet televizive transmetohej pothuajse çdo ditë. Duke mos lënë anash as këngët, “Dashurinë ku e kam “, “Shkel”, “Me kilometra” e shumë të tjera nga Armendi, si dhe “Arusha” nga Aida, e nuk kemi si të mos e përmendim këngën hit “Lezja” e cila ishte bashkëpunim i Aidës me dy rapsodët e njohur Tahir Drenica dhe Hashim Shala në vitet e ’90-ta. E veçanta e këtij bashkëpunimi ishte gërshëtimi i dy zhanreve muzikore, folklorike dhe zbavitëse gjë e pa provuar më parë. E po ky ishte guximi i çfitit, falë të cilit arritën që ta shfaqin talentin e tyre të jashtzakonëshëm në botën artisitke.

E mbajmë mend po thuajse të gjithë këngën “Don’t let Kosovo cry” e cila i kushtohej luftës në Kosovë. Ajo erdhi përmes intepretimit të mrekullueshëm të këngëtares Luljeta Kuraja. Kënga ishte në gjuhën angleze dhe synonte një vetëdijësim të të gjithë bashkësisë ndërkombëtare për situatën në Kosovë, shkruan rtv21.tv

Luljeta publikoi edhe këngë të tjera të cilat ishin hite në fillim të viteve 2000, por u bën më shumë se një dekadë e gjysmë që ajo u largua nga të bërit muzikë, si dhe nga syri mediatik. Megjithatë dashamirësit e muzikës së saj ende dëgjojnë këngët “Dielli” dhe “Një dashuri”.

Kalojmë tek një grup muzikor , është fjala për “Marigonën” dhe solistin e tyre Vullnet Sefanë. Ky grup u bë kohë e gjatë që nuk ka dalë me ndonjë projekt të ri muzikor. Ata korrën shumë suksese, shkruan rtv21.tv

Vlen të përmenden hitet si “Ajshja”, “Më plase”, “ S’ka hajgare”, kënga “Sonte” e cila ishe e shoqëruar me një videoklip majft të vlerësuar pas luftës, kur si në çdo fushë tjetër edhe në muzikë filloi të bëhej gjithçka nga fillimi.
“Marigona” ishte një ndër grupet më të pëlqyera të të rinjëve, duke publikuar kështu këngë të cilat vinin edhe në gjuhën sa më të thjesht dhe më të pranueshme për audiencën, gjë që ndikoi që të ketë një afrim ndërmjet grupit dhe publikut.

Pavarësisht që sot nuk kanë sjellë ndonjë projekt të ri këngëtarët e përmendur lanë perla në muzikë, këngë të cilat edhe pse lansuar kohë më parë, mjafton vetëm refrenin t’ua dëgjosh dhe të rrëmbehesh nga magjia atyre. Natyrisht që këta janë vetëm disa nga artistët në pjesën e dytë të artikullit sjellim këngëtarë të tjerë për të cilët ka kohë që nuk kemi dëgjuar.

Pjesa tjetër do të publikohet të martën e ardhshme. /21Media