Një kapitull i ri për Pete

Një kapitull i ri për Pete

Këngëtari i njohur Pete Davidson ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij, pjesë e së cilës është edhe Kaia Gerber.

Pete dhe Kaia kanë më shumë se tri javë që dalin bashkë dhe kanë nxitur dyshimet se po përjetojnë një histori dashurie. Ata janë fotografuar nga paparacët të kapur për dore dhe duke shkëmbyer buzëqeshje me njëri-tjetrin, teksa dilnin nga një dyqan në New York.

Me sa duket Pete e ka lënë pas krahëve historinë me Ariana Grande. Lidhja e tyre përfundoi pak kohë para martesës. Gjithçka ndodhi pasi ish i  dashuri i Arianës, Mac Miller ndërroi jetë nga mbidozës dhe kjo mendohet të jetë arsyeja që çoi në fundin e historisë së Pete me yllin e popit./21Media