Ai dhe bashkëshortja e tij në pritje të fëmijës së dytë

Ai dhe bashkëshortja e tij në pritje të fëmijës së dytë

Këngëtari i njohur Shkumbin Ismaili i cili me baladat e tij ka bërë për vete shumë dashamirës të muzikës, pritet të bëhet baba për herë të dytë, shkruan rtv21.tv.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Instagram, ku Shkumbini ka publikuar një fotografi bashkë me gruan Mirushen , e cila shihet se është shtatzënë bashklë me ta është edhe djali i tyre tre vjeçar.

Ndryshe Shkumbini është duke e shijuar suksesin e këngës “Me ty dua të jem” të cilën e ka lansuar në fillim të qershorit të këtij viti dhe deri më tani ka mbi 4 milionë klikime në Youtube./21Media