Nga marrëveshja me "Live Nation"

Nga marrëveshja me “Live Nation”

Jay-Z ka nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare në vlerë prej 200 milionë dollarë me promotorin e turneve Live Nation.

Ikona e muzikës rep njoftoi të enjten për marrëveshjen, e cila do të vazhdojë marrëdhënien e tij me kompaninë, një lidhje e cila filloi në vitin 2008.

Një person i njohur me situatën, në kushte anonimiteti tha për Associated Press se Jay-Z ka fituar 200 milionë dollarë për marrëveshjen e re.

Live Nation ka prodhuar një numër të madh të paraqitjeve live të Jay-Z, duke përfshirë bashkëpunimet e tij të fundit me Beyonce dhe Justin Timberlake.

Jay Z do të interpretojë live gjatë këtij viti në një numër të madh të festivaleve muzikore, duke përfshirë Austin City Limits, Meadows Music dhe Art Festival, si dhe festivalin e tij Made In America.