"Pom doket gjithçka u tepru” Që nga e dita e marte kur Shqipëria është goditur nga një tërmet, i cili shkaktoi vdekjen e shumë personave dhe la shumë të lënduar vëmendja e të gjithëve kaloi në Shqipëri.

 “Pom doket gjithçka u tepru

Që nga e dita e marte kur Shqipëria është goditur nga një tërmet, i cili shkaktoi vdekjen e shumë personave dhe la shumë të lënduar vëmendja e të gjithëve kaloi në Shqipëri.

Artistë të shumtë iu kanë dalë në ndihmë të prekurve nga ky tërmeti nga ku edhe publikuan vazhdimisht fotografi nga vizitat e tyre në Shqipëri.

Por, këngëtari i njohur Burak Vehapi ka një mendim për të gjithë artistët që ndihmat e dhuruara i kanë treguar publikisht, sipas tij, po e bëjnë për të promovuar veten,

Ai thotë se ky veprim këto ditë është tepruar, andaj mendon se kjo gjë po bëhet vetëm për famë dhe kërkon të mos tregohen ‘eksperta’ në një rast të tillë.

“Fatkeqesite natyrore, ose cfaredoqofshin ato nuk duhet me ju sherby si forme per me e promovu vetveten, biznesin ose cilindo profesion qe sjelle perfitime personale. Kur po i shoh do tu hi neper vendet ku ka ndodh termeti tu bo vlersime si sazmiolog, e tu e bo nje analize te shkurte, por me kon eksperte te ketyre qeshtjeve. Ju myti ego-ja per me dheze, cdo fatkeqsi e shfrytzoni e boni shkalle per me hyp. Mos u brengosni bre se boll te dhezt jeni (perkunder dijes e talentit qe e keni) per profesionin qe edhe ju njeh populli. Secili prej neve se pari ne familjet tona, ne lagjet tona kemi njerez qe kan nevoje per ndihme, e perkrahje ne forma te ndryshme. Kah ju erdh e gjithe kjo dijeni, e gjithe kjo fuqi o vlla, a mos ja u krijoj stuata “perfekte” per me ju pa ne media dite e nate? Mos i jepni zor se pom doket gjithcka u tepru”, ka shkruar Buraku në Instagram.

Ndihma nga më të ndryshmet për Shqipërinë nga e dita e marte ka dhuruar dhe po vazhdon të dhurojë i gjithë populli kosovar.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e marte, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Deri tani nga ky tërmet të vdekur kanë mbetur 49 persona. /21Media