Sipas tij, Kosova duhet të jetë shpresë për Shqipërinë në shumë aspekte

Sipas tij, Kosova duhet të jetë shpresë për Shqipërinë në shumë aspekte

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur nga Shqipëria, Alban Skënderaj sonte e uroi Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen me rastin e fitores në zgjedhjet paralamentare.

Skënderaj në llogarinë e tij në instagram, ku numëron 63 mijë ndjekës publikoi një imazh të Kurtit, me ç’rast e uroi atë dhe partinë e tij, duke shkruar disa fjali.

“Faleminderit Kosove qe me shume se njehere ke dhene shembullin e mire dhe i ke treguar Shqiperise se si nje shoqeri (shqiptare) duhet te veproje e te guxoje me vetebesim.”, shkroi Skënderaj ndër të tjera.

Ai shtoi se Kosova duhet të jetë shpresë për Shqipërinë në aspekte të ndryshme.

“Urime te sinqerta Albin Kurtit dhe Vetevendosjes per kete fitore te merituar si nje mundesi mbas nje rrugetimi te gjate sakrificash dhe vullneti te hekurt. Kur ndryshimi vjen duhet te vije i vertete dhe i perceptueshem ne shoqeri. I tille duket kete here por uroj me zemer qe e gjithe rezistenca, idete, premtimet dhe visioni juaj te kthehen ne vepra e te mos mbeten peng i nje mentaliteti te rrenjosur.
Faleminderit Kosove qe me shume se njehere ke dhene shembullin e mire dhe i ke treguar Shqiperise se si nje shoqeri (shqiptare) duhet te veproje e te guxoje me vetebesim. Kosova duhet te jete shprese per Shqiperine ne shume aspekte. Duhet te reflektojme kur shikojme se si nje pjese e vllezerve tane shqiptare kur eshte nevoja dine te jene qytetare te civilizuar dhe pronare te vendit te vete.
Krenari e verber, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund ti bejme sa te duam por kur vjen puna dashuria per vendin tend duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete!”, shkroi këngëtari krahas fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

Urime te sinqerta Albin Kurtit dhe Vetevendosjes per kete fitore te merituar si nje mundesi mbas nje rrugetimi te gjate sakrificash dhe vullneti te hekurt. Kur ndryshimi vjen duhet te vije i vertete dhe i perceptueshem ne shoqeri. I tille duket kete here por uroj me zemer qe e gjithe rezistenca, idete, premtimet dhe visioni juaj te kthehen ne vepra e te mos mbeten peng i nje mentaliteti te rrenjosur. Faleminderit Kosove qe me shume se njehere ke dhene shembullin e mire dhe i ke treguar Shqiperise se si nje shoqeri (shqiptare) duhet te veproje e te guxoje me vetebesim. Kosova duhet te jete shprese per Shqiperine ne shume aspekte. Duhet te reflektojme kur shikojme se si nje pjese e vllezerve tane shqiptare kur eshte nevoja dine te jene qytetare te civilizuar dhe pronare te vendit te vete. Krenari e verber, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund ti bejme sa te duam por kur vjen puna dashuria per vendin tend duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete! Mbas le te 🤞🏼✌🏼👐🏽🔴⚫️🇽🇰🇽🇰🇦🇱🇦🇱

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke iu afruar përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, ku prinë LVV, e pasuar nga LDK. Tani kur janë numëruar 98.35% të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 200.813, vota apo 25,52%./21Media