Kujtim i bukur nga data e tij e veçantë

Kujtim i bukur nga data e tij e veçantë

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Erik Lloshi në gjysmën e muajit gusht ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë. Ai është martuar me Rominën në një dasmë madhështore.

Tani pas një muaji e gjysmë ai publikoi për fansat e tij të shumtë një imazh të bukur nga dasma e tij, shkruan rtv21.tv

I veshur me kostumin e dhëndrit, Eriku duket bukur pranë Rominës së veshur me vello të bukur.

Në imazhin e publikuar sot nga këngëtari, ai po merr komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit në instagram, ku numëron 27 mijë.

Kujtojmë që gjatë vallëzimit me bashkëshorten në dasmë, këngëtari ka kënduar disa hite muzikore.

Kujtojmë që Erik Lloshi është 30 vjeçar, i cili është lindur në Lushnje, Shqipëri. Ai është këngëtar i njohur, i cili ka realizuar dhjetëra këngë./21Media