Paralajmëron albumin e ri

Paralajmëron albumin e ri

Këngëtari i njohur me famë botërore, Justin Bieber është rikthyer në skenën e festivalit “Coachella 2019”, pas dy vjetësh pauzë.

Justin Bieber iu bashkëngjitë në skenë yllit të muzikës pop, Ariana Grande, përcjell rtv21.tv

Këngëtari këndoi këngën “Sorry” që njëkohësisht ishte edhe performanca e parë e tij që nga turneu muzikor botëror, “Purpose” në vitin 2017.

Justin edhe vetë e tha që nuk e kishte idenë që do të performone sonte, kështu që befasi nuk ishte vetëm për publikun, por edhe për të.

Krahas performancës, këngëtari gjithashtu tregoi që do të publikojë së shpejti albumin e ri./21Media