"Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri tjetrin!

“Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri tjetrin!

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Stine ka njoftuar se është ndarë nga partnerja tij përmes një postimi në Instagram.

Stine e ka falënderuar atë për çdo moment të bukur dhe të vështirë që kanë kaluar së bashku.

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të  falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”, ka shkruar Stine.

Çifti janë prindër të një vajze 2-vjeçare Estia./21Media