Soner e shpërndan këngën e talentes shqiptare në profilin e tij

Soner e shpërndan këngën e talentes shqiptare në profilin e tij

Arta Kabashi është një emër i ri në tregun muzikor, por që ka arritur shpejtë t’i fitojë zemrat e adhuruesve me vokalin e saj fantastik.

Ka vetëm një javë që ajo ka publikuar baladën e re me titull “You”, këngë kjo e cila po pëlqehet shumë madje edhe nga fytyrat publike jashtë vendit, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja ka marr mbështetje nga artisti i njohur turk, Soner Sarıkabadayı, i cili e ka ndarë një pjesë të videoklipit të Artës në Instagram-in e tij personal.

“Punë e mrekullueshme. Kjo është për ty”, ka shkruar Sarıkabadayı sipër videos së publikuar. Ndërkaq Arta ia ktheu duke shkruar një koment: Awww faleminderit, e vlerësoj.

Soner është një këngëtar i njohur turk i cili ka një kompani muzikore dhe bën bashkëpunime të shumta me emra të mëdhenj të industrisë muzikore turke. Ndoshta në të ardhmen këngëtaren shqiptare mund ta shohim me ndonjë bashkëpunim me artistin turk, kjo mbetet të shihet./21Media