"Oh zot faleminderit që shpetova familjen dhe vetën!"

“Oh zot faleminderit që shpetova familjen dhe vetën!”

Për këngëtarin e mirënjohur kosovar, Labinot Rexhen, dita e diel ishte një ditë jo e mirë. Së bashku me familjen e tij rrugës për në Zvicër, kanë pësuar aksident me makinë dhe fatmirësisht kanë përfunduar pa lëndime të rënda. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Facebook dhe me këtë këngëtari barti një mesazh të fuqishëm për vlerën e familjes.

“Oh zot faleminderit që shpetova familjen dhe vetën! Një aksident pesova sot në mengjes , rrugës për zvicër dhe fal zotit shpetuam nga një largesi 100 metra , sot kuptova qe pasuria, Fama nuk është azgjë, oh Zot begatoje at person qe i ka bër keto bariera se sot sigurt do humbja veten dhe ter familjen. Nuk kishte azgjë me keq kur 3 minuta nuk degjova zerin e familjes , kujtova se i humba ne ujë , por degjova zerin e Djalit tim te vogel Aliun me tha qe jam mir, oh zot faleminderi faleminderit faleminderit , ti je meshirues meshirberës.”, ka shkruar Rexha në Facebook.

Pas këtij postimi, fansat e tij kanë qenë shumë të merakosur për gjendjen e tij dhe të familjes. Me anë të një postimi tjetër ka falënderuar fansat dhe u ka treguar për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Faleminderit miq faleminderit familjar,te gjithe dashamiret e mi poashtu shoke dhe koleg per te gjitha ngushllimet per fatkeqsine qe me ka ndodhur sot , nuk kam pas mundesi me ju pergjigje te gjitheve ne mesazhe ,pasi kam qen ter ditën ne gjygje dhe ne Spitalin e Nishit , po secili qe keni gjet kohe per mu Zoti ju shperbleft, per Zotin mkeni bo mu ndje shume mir dhe me largu kete ndjenje trishtuese , inshallah nuk e sprovon Allahu askend keshtu dhe mos e perjetofte askush kete dite si te sotmen time. I juaji Labinoti!”, ka shkruar këngëtari në një postim tjetër.

Labinot Rexha jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës./21Media