Stivie Wonder do të martohet me Tomeeka Bracy

Stivie Wonder do të martohet me Tomeeka Bracy

Lengjenda e muzikës Stivie Wonder i cili tashmë është 67 vjeçar, ka treguar se së shpejti do të martohet me 42 vjeçaren, Tomeeka Bracy.

Diferenca prej  25 vitesh ndërmjet  çiftit si duket nuk është aspak pengesë, përkundrazi  dashuria e tyre vetëm ka vazhduar të rritet duke vendosur që ta kurorëzojnë atë edhe me martesë.

Stivie Wonder ka filluar të dalë me Tomeeka pas ndarjes më gruan e tij të dytë Kai Millard Morris.

Të gjithë fëmijëve të tij të mëparshëm, Aisha, Këame, Sofia, Keita, Kailand, Mumtaz, dhe Mandla, i është kërkuar që ta marrin nga një rol të caktuar në dasmën e babait të tyre.

Mendohet se Stevie, i cili është verbëruar në moshë të re, do t’i nënshkruaj dokumentet e dasmës duke përdorur shenjat e gishtërinjve të cilat do të sigurojnë  që procedurat ligjore të shkojnë ashtu siç duhet, përderisa Tomeeka do të kalojë në procesin tradicional të nënshkrimit.

Në këtë ceremoni ndër personalitetet e famshme që do të marrin pjesë, është thënë të jetë edhe Elton John.