Ermal Meta është shqiptari i parë i cili arriti të fitojë në "Sanremo". Ai do ta përfaqësojë Italinë në Eurovizion

Ermal Meta është shqiptari i parë i cili arriti të fitojë në “Sanremo”. Ai do ta përfaqësojë Italinë në Eurovizion

Këngëtari shqiptar Ermal Meta në bashkëpunim me Fabrizio Moro, janë fituesit e Festivalit “Sanremo 2018 me këngën “Non mi avete fatto niente”.

“Sanremo”  është festivali më i madh i këngës në Itali. Fituesit në Sanremo përfaqësojnë Italinë në Eurovizion. Pra Ermal Meta do të jetë shqiptari i tretë që do të ngjitet në skenën e Eurovzionit, pas Eguent Bushpepës që do ta përfaqësojë Shqipërinë edhe Entrela Fureraj, e cila do ta përfaqësojë Qipron, përcjell rtv21.tv

“Non mi avete fatto niente”, rrezikonte të përjashtohej nga konkurrimi për shkak të akuzave për plagjiaturë të një këngë të prezantuar në “Sanremo”-n e të rinjve në vitin 2016, e cila interpretohet nga Ambra Calvanit dhe Gabriele De Pascal.

Por në bazë të vlerësimeve të bëra televizioni italian, i cili organizon “Sanremon”, “Rai”, doli në përfundim se kënga mund të vazhdonte garën.
Teksti i kësaj i dedikohet luftës kundër terrorizimit./21Media