Zi në familjen e Snoop Dogg

Zi në familjen e Snoop Dogg

Nipi i reperit të njohur amerikan Snoop Dogg ka vdekur vetëm 10 ditë pas lindjes.

Këtë lajm tragjik e bëri të ditur babai i fëmijës, djali i madh i legjendës së rap-it nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Corde postoi një video ku shfaqej vajza e tij duke puthur foshnjën e porsalindur. Kai ishte nën një tratim special menjëherë pas lindjes, por nuk arriti të mbijetonte.

Djali im solli shumë dashuri dhe pozitivitet në këtë botë. Energjia e tij do të jetojë gjithmonë me ne. Faleminderit për ngushëllimet”, shkroi Corde.

Gruaja e Snoop Dogg dhe në të njëjtën kohë gjyshja e Kai postoi një video ku shfaqej e përlotur dhe duke kënduar këngën “The love we had stays on my mind”.

Shumë adhurues të reperit ngushëlluan atë dhe familjen e tij.

Ndryshe, për Djalin e Snoop Dogg, ishte fëmija i tretë pasi ai ka një vajzë dhe një djalë tjetër./21Media