Sëmuret Miley Cyrus

Sëmuret Miley Cyrus

Miley Cyrus është njëra ndër këngëtaret më të përfolura të showbizit ndërkombëtarë. Ajo kohëve të fundit ka marrë vëmendjen për lidhjen e saj të re me artistin Cody Simpson.

26 vjeçarja nuk po ndihet mirë me shëndetin, ajo është shtrirë në spital. Këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve të fundit në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo publikoi imazhe nga dhoma e spitalit, ku po shërohet, shkruan rtv21.tv.

Kuptohet se as i dashuri i saj i ri nuk e ka lënë vetëm bukuroshen në këto ditë të vështira për të. Cody Simpson ka shkuar ta vizitojë Mileyin në spital, por me një dhuratë shumë të veçantë.

Artisti kishte shkruar një këngë për Mileyn. Ai i këndoi këngën asaj duke e përcjellur nën melodinë e kitarës.

Këngëtarja është ndjerë shumë e lumtur dhe këtë lumturi e ka ndarë edhe me fansat e saj duke postuar disa foto dhe video me të dashurin e saj.

Kujtojmë se romanca e Miley Cyrus dhe Kaitlynn ndodhi shumë papritur. E gjitha kishte filluar kur ato të dyja u ndan nga burrat e tyre. Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter javë më parë i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre njëmuajshe./21Media