Ajo publikoi një imazh të bukur me çiftin

Ajo publikoi një imazh të bukur me çiftin

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dje së bashku me bashkëshorten e tij, modelen shqiptare, Almeda Abazin dhe djalin e tyre erdhën në vendin tonë.

Aktori i njohur turk dje u takua me ministrin e Kulturës në detyrë, Kujtim Gashin, pastaj vizitoi qytetin e bukur të Prizrenit me një grup artistësh.

Në mesin e atyre që dje patën rastin të takohen me çiftin e njohur turk ishte edhe këngëtarja e mirënjohur kosovare, Genta Ismajli, shkruan rtv21.tv

Këtë e bëri të ditur këngëtarja përmes një storie në instagram për 407 mijë ndjekësit e saj, në të cilën shihet me Tolgahanin dhe Almedën.

Tolgahan Sayisman dje bëri të ditur se në Kosovë erdhi me ftesën e ministrit Gashi, për çka tha se ndihet shumë i nderuar. Tolgahan, i cili për herë të fundit kishte qenë para katër vjetësh në Kosovë tha se ndihet i gëzuar që edhe kësaj here është pritur ngrohtë.

“Javën e kaluar është realizuar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Turqisë dhe Kosovës dhe ftesa që më është bërë që të vijë këtu pas realizimit të asaj marrëveshje në cilësinë e ‘Ambasadorit kulturor’ mua më ka nderuar shumë, sepse gjysmën e familjes e kam shqiptare”, shtoi ai./21Media